Please enter at least 3 characters.

Atmosferë e zjarrtë nga tifozët e Kosovës pak orë para ndeshjes, Agim Ademi kërcen me ‘Dardanët’

Atmosfera në Bratislavë është ndezur nga tifozët e Kosovës vetëm pak orë para ndeshjes së shumëpritur.

Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Sllovakisë në ‘play-off’ me fillim nga ora 20:45, në përpjekje për të siguruar finale e madhe ku do të ndeshej me fituesin e çiftit Turqi-Rumani për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” kanë pushtuar sheshet e qytetit me këngë dhe valle, duke krijuar një ambient festiv dhe plot emocion.

Në mesin e tyre ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, i cili iu bashkua tifozëve në festë, duke kërcyer dhe kënduar së bashku me ta.

Prania e tij është parë si një mbështetje e madhe morale për tifozët dhe ekipin.

Entuziazmi dhe energjia e tifozëve kosovarë pritet të reflektohet edhe në stadium, ku ata pritet të jenë të pranishëm në numër tejet të madh.

Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha.

Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko./Telegrafi/