Atletico merr pikët përballë Vallecanos
02/01/2022
Me një fitore komode ndaj Rayo Vallecanos në Wanda Metropolitano (1-0), Atletico Madridi ka marrë pikë të plota në ndeshjen e javës së 20 në La Liga.
Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Los Rojiblancos morën pikët e nevojshme për t’u ngritur në pozitën e katërt në tabelë.
Autori i të dy golave ishte anësori argjentinas Angel Correa, i cili fillimisht shënoi në minutën e 28-të, pastaj në atë të 53-të.
Falë kësaj fitoreje, Atletico Madridi është ngritur në kuotën e 30 pikëve duke u pozicionuar në vend të katërt në tabelë.
Rayo Vallecano që ishte në vend të katërt para kësaj ndeshjeje, është zhvendosur një pozitë më poshtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/LACAPITALROJIBL/status/1477678012594331658


