Please enter at least 3 characters.

Atentati i planifikuar ndaj Lulzim Bashës, hakerat vazhdojnë me publikimin e dokumenteve sekrete

2021/09/Lulzim-Basha-foto-Ridvan-Slivova-35-e1633276374210.jpg

Vazhdon rrjedhja e informacioneve në Shqipëri. Hakerat kanë publikuar dokumenteve konfidenciale për një atentat të organizuar ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.

Hakerat të cilët organizuan sulm kibernetik ndaj sistemeve digjitale dhe ato qeveritare në Shqipëri, kanë publikuar dokumentin e Drejtorisë së Anti-terrorit i vitit 2017, në të cilin thuhej se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, i cili asokohe drejtonte PD-në, raportojnë media në Shqipëri.

Në dokument, bëhet e ditur se tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës.

Lajmi vjen pas informacioneve se një tjetër atentat është përgatitur ndaj Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në vitin 2021. /Telegrafi/