Please enter at least 3 characters.

Ata ishin “të ndershëm"!

Nga: Roberto Arlt (Marrë nga: A dëshiron të bëhesh deputet?)
Përktheu: Erion Karabolli

Ata ishin të “ndershëm”, ata aspironin të qeverisnin me “ndershmëri".

Folën aq shumë e gjithandej për ndershmërinë, sa nuk gjeje një gisht vend ku të hidhje këmbën pa shkelur mbi ndershmërinë që qe derdhur prej gojës së tyre.

E kalldrëmuan dhe e asfaltuan gjithë qytetin me ndershmëri. Fjala ndershmëri ka qenë dhe është në gojën e çdo horri që hipën mbi një gur dhe thërret me zë të lartë se "vendi ka nevojë për njerëz të ndershëm".

Nuk ka ish-vëzhgues zgjedhjesh apo ministra me precedente penale që të mos flasë për "ndershmëri".

Për t'i rënë shkurt, qytetin e ka mbytur një katarakt i tillë ndershmërie, sa nuk gjen më asnjë horr të sinqertë.

________

Lexo po ashtu nga
- Harresa është e vetmja hakmarrje - Njeriu prej tape