Please enter at least 3 characters.

Aston Villa fiton tri pikë të arta në përballjen e vështirë ndaj Arsenalit

2020/07/GettyImages-1257452129.jpg
465:"BIRMINGHAM, ENGLAND - JULY 21: Trezeguet of Aston Villa celebrates after he scores his sides 1st goal during the Premier League match between Aston Villa and Arsenal FC at Villa Park on July 21, 2020 in Birmingham, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Aston Villa e ka mposhtur Arsenalin në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier me rezultat 1-0, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit anglez.

Pas 27 minutash lojë në Villa Park, vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Trezeguet, me një asistim të Tyron Mings.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, derisa në të dytën ishte ritëm edhe më i lartë i lojës.

Aston Villa vs Arsenal (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Arsenali filloi të rrezikonte edhe më shumë, duke futur në lojë lojtarë më sulmues, në mënyrë që të përmbysnin rezultatin.

Aston Villa kishte shansin e artë që të dyfishonte epërsinë, mirëpo Keinan Davis dështoi të shënonte në minutën e 75-të kur ishte vetëm përballë portierit të The Gunners.

Aston Villa vs Arsenal (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Vendasit arritën të mbaheshin deri në fund, për t’i marrë kështu tri pikë mjaftë të arta.

Pas javës së 37-të, Arsenali është në pozitën e dhjetë me 53 pikë, ndërsa Aston Villa në të 17-in me 34 sosh, aq sa ka edhe Watfordi.

Skuadra londineze në xhiron e 38-të, që është e fundit për edicionin 2019/20, do të luajë pikërisht me Watfordin që lufton për mbijetesë. /Telegrafi/