Please enter at least 3 characters.

Aston Martin Vulcan në lëvizje, në terren sfidues me 360 kilometra në orë (Video)

2017/08/Aston-Martin-Vulcan-gjatë-lëvizjes-me-shpejtësi-maksimale-foto.jpg

Oliver Webb ka arritur shpejtësi maksimale me modelin Vulcan, teksa lëvizte në pistën Anglesey Circuit të Anglisë.

Super-makinën e Aston Martinit, që nuk është e punuar për rrugë të zakonshme, ai e ka vozitur për 360 kilometra në orë - që është shpejtësia maksimale e saj, transmeton Telegrafi.

Madje, këtë e ka bërë në një terren me shumë kthesa dhe pjesë me kodra të thepisura.

Aftësitë në vozitje, 800 kuajfuqitë dhe gomat e rrotave nga Michelin, kanë bërë që ai të arrinte lëvizje me qëndrueshmëri të lartë. /Telegrafi/