Please enter at least 3 characters.

"Asnjë fustan tjetër nuk i përshtatej të pasmeve të mia" - Bebe Rexha rrëmbeu vëmendjen me dukjen joshëse në Grammy

2018/01/GettyImages-911499658-e1517217846200.jpg
196:"NEW YORK, NY - JANUARY 28: Recording artist Bebe Rexha attends the 60th Annual GRAMMY Awards at Madison Square Garden on January 28, 2018 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Një prej yjeve që ka shkëlqyer më së shumti në tapetin e kuq të Grammy Awards ishte pa dyshim Bebe Rexha.

Këngëtarja nga Dibra rrëmbeu vëmendjen në tapetin e kuq të 60 vjetorit të ceremonisë më të madhe muzikore në botë.

Ajo u shfaq me një fustan La Perla, Foto: Getty Images

Edhe pse nuk ishte e nominuar, Bebe arriti të fitojë një çmim si bashkë autore e një kënge në këtë ceremoni.

Megjithatë, kjo nuk ishte arsyeja pse ajo ishte në qendër të vëmendjes.

E mrekullueshme... Foto: Getty Images

Bukuroshja shkëlqeu në fustanin e saj të gjatë La Perla i ngjitur për trup, por ku edhe pa ekspozuar asetet e bënë Beben të dukej tejet seksi.

Ajo u pyet nga E! News në tapetin e kuq pse bëri një zgjedhje të tillë, teksa ylli shqiptar u përgjigj me mjaft stil.

Momenti kur ajo u vlerësua si bashkëautore e një kënge, Foto: Getty Images

"Sepse asgjë tjetër nuk i përshtatej të pasmeve të mia", theksoi Bebe në mënyrë provokative.

Bebe Rexha nga mediat botërore u komplimentua shumë për dukjen e saj.

Foto: Getty Images

Ajo parakaloi në tapetin e kuq e vetmuar, pasi që vazhdon të jetë pa të dashur. /Telegrafi/