Please enter at least 3 characters.

Asistentja personale e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me coronavirus

2020/05/af26b362199541b480a2baa9a9bd4cec.jpg
253:"Ivanka Trump, the daughter and senior adviser to U.S. President Donald Trump, is interviewed by the Associated Press, Friday, Nov. 8, 2019, in Rabat, Morocco. Trump is in Morocco promoting a global economic program for women. (AP Photo/Jacquelyn Martin)
2:"AP

Ndihmësja e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me coronavirus, mes stafit tjetër të Shtëpisë së Bardhë.

Ndihmësja personale e Ivanka Trump është ndër personat e fundit në Shtëpinë e Bardhë që ka rezultuar pozitive me coronavirus, shkruan CBS News.

Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.

Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte.

Sekretarja e shtypit e zëvendës presidentit Pence, Katie Miller, testoi pozitiv këtë javë, si dhe një personel tjetër i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telergafi.

Shtëpia e Bardhë insiston se po merr masa paraprake, por presidenti Donald Trump nuk u pa duke veshur një maskë në një ceremoni për veteranët e Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/