Ashley Cole merr drejtimin e skuadrës italiane
Ish-mbrojtësi i Romës dhe Chelseat, Ashley Cole, është emëruar zyrtarisht trajner i ri i Cesena, ekip që garon në Serie B. Ky është roli i parë i madh i tij si trajner kryesor.
Sipas raportimeve, Cole kishte mbërritur në Itali që një natë më parë për të diskutuar marrëveshjen me drejtuesit e klubit, ndërsa sot emërimi i tij u bë zyrtar.
Kontrata e tij me Cesena është e vlefshme deri më 30 qershor, me opsion rinovimi nëse plotësohen disa kushte të caktuara.
✍️ 𝐍𝐞𝐰 𝐜𝐡𝐚𝐩𝐭𝐞𝐫
🤝 Welcome Mister #Cole
➡️ https://t.co/X7P530No66pic.twitter.com/xXy9uElqwo
— Cesena FC (@calciocesenafc) March 15, 2026
Klubi vendosi të shkarkojë trajnerin Michele Mignani pas dy sezonesh në krye të ekipit. Vendimi erdhi pas barazimit 2-2 ndaj Frosinones, rezultat që e la Cesenën në vendin e tetë në ligën e dytë të futbollit italian.
Në karrierën e tij si trajner, Cole ka punuar në akademinë e Chelsea FC dhe si ndihmës trajner me emra të njohur si Lee Carsley, Frank Lampard dhe Wayne Rooney.
Ai ka bashkëpunuar veçanërisht me Carsley dhe aktualisht është edhe ndihmës trajner te England U21.
⚪️⚫️🏴 Ashley Cole has signed in as new Cesena manager in Italian second division Serie B. pic.twitter.com/KQfgsn7DpD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 15, 2026
Në stafin e tij te Cesena do të jenë ndihmësi Jack Mesure, trajneri i përgatitjes fizike Giorgio D’Urbano, si dhe Paolo Stringara, Nicola Capellini dhe trajneri i portierëve Federico Agliardi. /Telegrafi/


