Please enter at least 3 characters.

As ylli i madh hollivudian nuk i shmanget kirurgjisë plastike (Foto)

Ray Liotta është një nga ata aktorë që janë të lindur për të luajtur personazhe të rrezikshme.

ray1

Ai është më së shumti i njohur për filmat me mafiozë, si “Goodfellas” dhe zakonisht është në anën e protagonistëve negativë apo të rrezikshëm.

Megjithatë, pas paraqitjes në ceremoninë e SAG Awards, duket se karakteret e tilla nuk do të jenë pjesë në vazhdën e karrierës së tij.

Fytyra e 61-vjeçarit ka pësuar ndryshime të mëdha dhe kjo për shkak të kirurgjisë plastike. /Telegrafi/