Please enter at least 3 characters.

Arturo Vidal pritet të kalojë te Interi, Barcelona e gatshme ta lirojë

2020/03/GettyImages-1195249013.jpg
261:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 21: Arturo Vidal of FC Barcelona celebrates scoring his team's second goal during the La Liga match between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Camp Nou on December 21, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është gati ta shes Arturo Vidalin në këtë verë, ndërsa Interi mbetet  gatshëm të futet në aksion. 

Gjigantët italian kanë pasur një interesim të gjatë për mesfushorin kilian dhe kanë pasur përpjekje, por të pasuksesshëm këtë verë.

Vidal vlerësohet rreth 15 deri në 20 milionë euro, ndërsa mesfushori kilian ka filluar në vetëm 13 ndeshje në të gjitha garat për Blaugrana.

Arturo Vidal duke festuar një nga golat me FC Barcelonën (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Ai shënoi në gjashtë ndeshje të ndryshme në La Liga, por dëshiron të luajë më shumë futboll të ekipit të parë.

Agjenti i tij, Fernando Felicevich thuhet se është gati për të lehtësuar një transferim dhe Interi ka qenë i lidhur fort me të, pasi agjenti i njëjtë e dërgoi edhe Alexis Sanchezin në Itali.

Kiliani ishte afër Interit edhe në verën e vitit 2018, por Blaugranat e morën nga Bayern Munich.

Arturo Vidal te FC Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Kulmi i Vidal erdhi nën drejtimin e Antonio Contes te Juventus, ndërsa aktualisht ky i fundit tani drejton Interin.

Ardhja e holandezit, Frenkie De Jong në Camp Nou verën e kaluar ka bërë që Vidal të kërkojë largimin. /Telegrafi/