Artistë nga Shkodra për dy vite me radhë fitojnë Festivalin e RTSh-së, Luiz Ejlli: Edhe tjetrin sigurt
Artisti nga Shkodra, Alis, ka triumfuar në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSh me “Nan”.
Me këtë fitore, ai ka siguruar gjithashtu edhe përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2026, duke marrë mbi supe një nga përgjegjësitë më të mëdha për çdo artist shqiptar.
Kënga “Nan” u vlerësua për emocionin, interpretimin dhe mesazhin e saj të fortë, duke prekur publikun dhe jurinë njëkohësisht.
Fitorja e Alisit konfirmon edhe një herë potencialin artistik që vjen nga Shkodra, qytet i cili prej vitesh njihet si një nga vatrat kryesore të muzikës dhe artit në vend.
Një reagim për këtë e ka bërë edhe këngëtari Luiz Ejli, fituesi i Big Brother VIP Albania 2.
Ai vuri në dukje faktin se Shkodra po fiton Festivalin e Këngës për dy vite radhazi.
“Shkodranëve duhet t’u ndalohet të marrin pjesë në Festival. Dy vite me radhë Shkodra”, u shpreh Luizi me shaka.
“Edhe vitin tjetër e sigurt Shkodra sërish”, shtoi ndër tjerash Ejlli. /Telegrafi/


