Please enter at least 3 characters.

Arteta planifikon tri shitje të mëdha në verë

2020/07/Arteta-Arsenal.jpg
465:"LONDON, ENGLAND - JULY 01: Mikel Arteta, Manager of Arsenal speaks to his team during the drinks break in the Premier League match between Arsenal FC and Norwich City at Emirates Stadium on July 01, 2020 in London, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i gatshëm të bëjë disa shitje të mëdha këtë verë për të rritur financat për transferime të reja.

Arteta erdhi vetëm në gjysmë të sezonit në krye të klubit londinez dhe që nga ajo kohë ka bërë disa përmirësime te klubi ku luajti një kohë si futbollist.

Megjithatë, Arteta nuk është i kënaqur me nivelin e skuadrës dhe është i interesuar për përforcime të reja në verë, por së pari i duhet të shesë.

Sipas mediumit The Times, spanjolli ka në plan të bëjë tri shitje të mëdha për të krijuar fonde për transferime të reja.

Matteo Guendouzi thuhet se renditet i pari në listën e transferimeve - megjithëse nuk do të jetë vetëm.

Mbrojtësi Sead Kolasinac dhe mesfushori tjetër Lucas Torreira do të bashkohen me Guendouzi në listën e shitjeve.

Ndërsa ata këta tre lojtarë pritet të shiten, Arteta shpreson të bind kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang për të nënshkruar një kontratë të re, pasi sulmuesi tani është brenda vitit të fundit të marrëveshjes së tij aktuale. /Telegrafi/