Please enter at least 3 characters.

Artan Kola zbulon se me cilët banorë nuk flet pas Big Brother VIP Albania 5

Foto: YouTube

Ish-banori i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Artan Kola, ka folur hapur për raportet e tij me disa prej konkurrentëve pas përfundimit të spektaklit.

I ftuar në emisionin “Top Arena”, ai është pyetur nga moderatorja Brikena Selmani rreth marrëdhënieve aktuale me ish-banorët dhe nëse mban kontakt me disa prej tyre pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Në përgjigjen e tij, Kola ka treguar se me disa prej konkurrentëve nuk ka më komunikim, duke përmendur konkretisht disa emra.

Foto: Instagram

"Nuk flas me Brikenën, Mateon dhe Rogertin", u shpreh ai.

Deklarata e tij ka ngjallur interes, duke qenë se marrëdhëniet mes ish-banorëve të BBVA shpesh mbeten temë diskutimi edhe pas mbarimit të spektaklit, për shkak të dinamikave dhe konflikteve të krijuara gjatë lojës.

Megjithatë, ai nuk ka hyrë në detaje për arsyet e këtyre distancimeve, duke lënë të hapur interpretimet mbi raportet e tij me ish-konkurrentët.

Sidoqoftë, secili prej tyre tani po vazhdon me angazhimet profesionale pas reality shout. /Telegrafi/