Please enter at least 3 characters.

Arsyet përse seriali "Friends" është shtyer për vitin 2021

2020/08/GettyImages-51098695-e1598202356891.jpg
803:"Friends Special Episode, "The One That Could Have Been, Part One" From L-R: Lisa Kudrow, Matthew Perry, Jennifer Aniston, David Schwimmer, Courteney Cox Arquette And Matt Leblanc. All The Friends Ponder What Might Have Been If Each Had Taken A Different Path In Life And They Imagine: That A Frustrated Ross (Schwimmer) Stays With His Wife Carol (Jane Sibbett) And Ignores Her Disinterest In Him; A Married Rachel (Aniston) Is Starstruck When She Meets Hunky "Days Of Our Lives" Star Joey (Leblanc) Who Never Lost His Job As Dr. Drake Ramoray; Phoebe (Lisa Kudrow) Is A Corporate Stockbroker; And A Portly Monica (Cox Arquette) Frets About Losing Her Virginity While Chandler (Perry) Is A Struggling Writer Who Stoops To Working As Joey's Lowly Assistant Just To Make Ends Meet. (Photo By Getty Images)
12:"Getty Images

Kreatorja e serialit “Friends”, Marta Kauffman, ka pranuar se distancomi shoqëror është ndër arsyet e para për shtyrjen e bashkimit të serialit.

Më parë gjatë këtij viti, fansa kishin qenë të lumtur kur kuptuan se do të bashkohen Jennifer Aniston, Courtney Cox, Matthew Perry, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Marr Le Blanc, shkruan The Sun.

Kjo do të ishte një ngjarje mjaft e rëndësishme, pasi do të riktheheshin në ekran pas 15 vitesh.

(Foto: Getty Images/Guliver)

Pandemia coronavirus është ndër arsyet e para që shumica e televizioneve dhe industritë filmike të ndalonin punën e tyre.

Kjo ka ndodhur edhe me “Friends”, që pritet të transmetohet në vitin 2021.

(Foto: NBC/Newsmakers/Guliver)

Marta kishte thënë për Entertainment Tonight: “Ne të gjithë duam që kjo të ndodhë. Por duhet që të presim dhe të jemi të sigurt.

“Edhe nëse mbajnë distancë mes vete në audicionet e drejtpërdrejta, do të jetë një problem i madh, pasi Friends është... Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”, shtoi ajo.

(Foto: NBC/Newsmakers/Guliver)

Konfirmimi për bashkimin e aktorëve të “Friends” ka ardhur në shkurt të këtij viti, teksa e kishin ndarë buxhetin për realizim. /Telegrafi/