Arsimi Dual – investim i sigurt për të ardhmen e të rinjve
Investimi në të rinjtë dhe zhvillimi i aftësive profesionale janë thelbësore për ndërtimin e një tregu pune më të qëndrueshëm dhe më të përgatitur për të ardhmen.
Në kuadër të këtij vizioni, në ambientet e marketit Meridian Expressu mbajt ceremonia e parë e certifikimit të nxënësve të drejtimit Tregti nga SHML “7 Shtatori” në Prishtinë, pjesë e sistemit të Arsimit Dual në Kosovë. Ky model po krijon ura të drejtpërdrejta mes arsimit dhe tregut të punës, duke u ofruar të rinjve aftësi praktike, përvojë reale pune dhe mundësi konkrete për zhvillim profesional.
Drejtori në MASHTI, z. Lah Nitaj, theksoi se ky është rezultat i bashkëpunimit institucional dhe dëshmi e gatishmërisë së Kosovës për zbatimin e suksesshëm të Arsimit Dual.
Nga Meridian Express, z. Kemajl Bajrami ritheksoi përkushtimin e kompanisë për të mbështetur iniciativa që ndikojnë në zhvillimin profesional të të rinjve dhe në krijimin e një fuqie punëtore të përgatitur për tregun modern të retailit.
Ndërsa drejtoresha e SHML “7 Shtatori”, znj. Hatixhe Ratkoceri, vlerësoi angazhimin e përbashkët që solli këtë sukses dhe uroi nxënësit për rrugëtimin e tyre profesional.
Si kompani që operon në një sektor dinamik dhe modern të retailit, Meridian Express e konsideron investimin në të rinjtë dhe zhvillimin e aftësive profesionale si pjesë të rëndësishme të vizionit të saj afatgjatë.
Arsimi Dual, nën udhëheqjen e OEK-ut dhe me mbështetjen e partnerëve institucionalë, po dëshmohet si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe afrimin e arsimit me nevojat reale të tregut të punës.


