Please enter at least 3 characters.

Arsenali rrit ofertën për Mustafin

2016/01/ShkodranMustafi.jpg

Arsenali është gati të ofrojë 20 milionë funte (24 milionë euro) për shërbimet e Shkodran Mustafit.

Arsene Wenger është i vendosur që ta transferojë një mbrojtës, pasi e ka të lënduar Per Mertesackerin, ndërsa futbollisti i Valencias është shënjestra kryesore.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Është raportuar se klubi anglez kishte ofruar 18 milionë euro për shqiptarin, por klubi spanjoll e ka refuzuar ofertën.

Tash, Arsenali po përgatit një ofertë të re që thuhet të jetë rreth 24 milionë euro për ta bindur Valencian që ta shesë 24-vjeçarin.

Në rast të transferimit, Mustafi do t’i bashkohet shqiptarit tjetër, Granit Xhaka, që është transferuar te Topçinjtë. /Telegrafi/