Arsenali kalon në çerekfinale (Video)
19:"© AFP/Getty Images
08/03/2016
Arsenali ka arritur të kalojë në çerekfinale pas ndeshjes së dytë duke e mposhtur Hull Cityt me rezultat 4-0.
Topçinjtë e nisën mirë ndeshjen, por nuk arritën të shënojnë gol në fill të saj.
U dësh të pritet minuta e 41- kur Oliver Giroud shënoi për 1-0 pas një gabimi skandaloz.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta filloi me dominimin e londinezëve.
Ishtë përsëri francezi Giroud që shtoi epërsinë në 2-0 në minutën e 71.
Për Arsenalin shënoi edhe Theo Walcott dy herë, në minutën e 77-të dhe 89-të.
Në çerekfinale të FA Cup do të takohet me Watfordin e Valon Behramit. /Telegrafi/


