Arsenali i bën ofertë Zigicit
Topçinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të ri pasi Olivier Giroud pësoi një lëndim i cili do ta mbajë atë jashtë fushe deri në katër muaj. Dhe ata zbulohet se kanë bërë interesim për ish-lojtarin e Birmingham Cityt, i cili aktualisht është agjent i lirë.
Këtë e ka zbuluar përfaqësuesi i Zigic, Milan Calasan, i cili thotë se menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, i ka thënë atij se e dëshiron klientin e tij në Emirates, por se ai ende nuk ka vendosur.
“Është e vërtetë, Wenger më ka kontaktuar të martën pasdite dhe më ka thënë se dëshiron ta sjellë Zigic në Arsenal. Është e qartë se ju nuk mund të refuzoni një ofertë të tillë. Por Zigic është ai i cili duhet të vendosë. Ai duhet të tregojë se çfarë dëshiron”.
“Por Wenger ishte i qartë, ai na ofron kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi për edhe 12 muaj të tjera. E di se Arsenali është në nguti, por Nikola po ashtu ka oferta nga Turqia dhe Zvicra”, ka thënë agjenti për Sport. /Telegrafi/


