Please enter at least 3 characters.

Arsenali fiton bindshëm ndaj Fulhamit, ia shton presionin Man Cityt

Arsenali ka arkëtuar pikët e plota në përballjen ndaj Fulhamit, në kuadër të xhiros së 35-të në Ligën Premier.

“Topçinjtë” arkëtuan pikët e plota me një triumf 3-0.

Victor Gyokeres pas vetëm nëntë minutave lojë kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Bukayo Sakas.

Riccardo Calafiori pastaj shënoi një gol të bukur por u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i.

Kësisoj, Saka bashkëpunoi sërish me Gyokeres, veçse ndryshuan rolet. Pra suedezi asistoi e anglezi e tundi rrjetën (40’).

Gyokeres ishte në formën më të mirë për ta shënuar edhe vulosur njëkohësisht fitoren (45+4’).

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, me Arsenalin që mbajti posedimin dhe nuk lejoi mysafirët të shkaktojnë ndonjë befasi.

Me këtë triumf, Arsenali shkon gjashtë pikë para Man Cityt, me këta të fundit që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. Fulham në anën tjetër zë vendin e 10-të me 48 sosh./Telegrafi/