Please enter at least 3 characters.

Arsenali e bën prioritet rikthimin e Odegaard

2021/03/martin-odegaard-arsenal-2020-21_aubih4gszlyt1me8t06tjf4s6.jpg

Arsenali është duke tentuar të bind Real Madridin që të shesë Martin Odegaardin në këtë verë.

The Gunners kanë mbetur të kënaqur me paraqitjen e mesfushorit norvegjez në sezonin që lamë pas.

Skuadra londineze e kishte në huazim Odegaardin deri në fund të edicionit 2020/21, me lojtarin që u rikthye më pas të Los Blancos.

Sipas asaj që raporton Football.London, Arsenali e ka bërë prioritet rikthimin e mesfushorit në Emirates.

Mikel Arteta ka bërë të ditur se bisedimet me Real Madridit do të fillojnë javët e ardhshme, edhe pse spanjollët vështirë se mund të pranojnë shitjen e tij.

Siç raportohet në mediat Iberike, Odegaard është në planet e Carlo Ancelottit, me Luka Modricin dhe Toni Kroosin që mund të shijojnë më shumë bankën rezervë. /Telegrafi/