Please enter at least 3 characters.

Arsenali do të përpiqet ta fitojë Ligën e Evropës, si opsion për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve

2018/03/arsenewenger-2-e1520237033634.jpg
269:"BRIGHTON, ENGLAND - MARCH 04: Arsene Wenger manager / head coach of Arsenal sticks his tongue out during the Premier League match between Brighton and Hove Albion and Arsenal at Amex Stadium on March 4, 2018 in Brighton, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali është më i motivuar se kurrë për ndeshjen kundër Milanit në kuadër të Europa League, ndërkohë që Arsene Wenger ka pranuar se përfundimi në katër vendet e para në Ligën Premier, është thuajse i pamundur.

Fituesi i Ligës së Evropës kualifikohet drejtpërdrejt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për sezonin pasues dhe Topçinjtë do të përpiqen ta shfrytëzojnë këtë rrugë për të qenë në garën prestigjioze në sezonin 2018/2019.

(Foto: Getty Images)

Pas humbjes nga Brightoni në fundjavë, Arsenali ka mbetur 13 pikë prapa vendit të katërt në tabelë që mbahet nga Tottenham Hotspur.

"Tash është shumë e vështirë, thuajse e pamundur - jemi shumë prapa", u ka thënë Wenger gazetarëve pas humbjes së katërt radhazi në të gjitha garat.

"Duhet të jemi realë. Duhet që dy skuadra të bien dhe nuk pres që kjo të ndodhë. Duhet të japim maksimumin derisa të mundemi dhe Liga e Evropës është bërë e rëndësishme", ka shtuar trajneri.

Arsenali luan kundër Milanit në të tetën e finales të Europa League. Ndeshja e parë zhvillohet në San Siro më 8 mars, kurse takimi kthyes luhet më 15 mars në Emirates.

(Foto: Getty Images)

Përkundër kërkesave nga tifozët se ai duhet të japë dorëheqje ose të shkarkohet, Wenger është i bindur se vazhdon të jetë njeriu i duhur për Topçinjtë. /Telegrafi/