Please enter at least 3 characters.

Arsenali dhe Chelsea sërish biznes mes vete, në orbitë portieri i njohur spanjoll

Sipas një raportimi të James McNicholas për The Athletic, Arsenal ka bërë portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga, objektivin kryesor për të përforcuar portën këtë verë.

Spanjolli shkëlqeu te Bournemouth ku ishte si huazim për një vit, duke bërë që shumë të shfaqin interesim.

“Arsenal e ka vendosur Kepën si objektivin e tyre kryesor, teksa kërkon të përforcojë radhët e portierëve rezervë këtë verë".

“Me kthimin e Netos te Bournemouth pas huazimit, Arsenal ka mbetur pa opsione me përvojë për portën. Pas dështimit për të transferuar Joan Garcia nga Espanyol, i cili pritet të kalojë te Barcelona, Arsenal tani i ka kthyer sytë nga portieri 30-vjeçar".

"Edhe pse po shqyrtohen edhe opsione të tjera, Arrizabalaga është kandidati i preferuar aktualisht”, shkroi ai.

Portieri spanjoll, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bournemouth, ka një klauzolë lirimi prej 7 milionë euro në kontratën me Chelsean.

Arsenal e sheh këtë si një mundësi të mirë tregu, për të siguruar një portier me përvojë në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve me një çmim të përballueshëm. /Telegrafi/