Please enter at least 3 characters.

Arsenali dështon të fitojë ndaj Sheffieldit

2020/01/ArsenalSheffield-1-e1579366188462.jpg
281:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 18: Bukayo Saka of Arsenal avoids a tackle from Chris Basham of Sheffield United during the Premier League match between Arsenal FC and Sheffield United at Emirates Stadium on January 18, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali nuk ka arritur ta mposhtë Sheffield Unitedin (1-1) në stadiumin Emirates, edhe pse e pati epërsinë për një kohë të gjatë.Mysafirët e patën rastin më të mirë në minutat e para përmes Lys Mousset, i cili goditi me kokë. Më pas, Granit Xhaka pati një shans të mirë, por goditi jashtë portës. Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë. Një harkim të mirë nga Bukayo Saka e priti në zonë Gabriel Martinelli, i cili e shënoi golin e epërsisë (45’).

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë pati një moment të dyshimtë penallti pas një ndërhyrjeje në Nicolas Pepen, mirëpo pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari vendosi se nuk ishte penallti. Topçinjtë vazhduan të rrezikonin, ndërsa Alexandre Lacazette ishte shumë pranë të shënonte pas ekzekutimit të një gjuajtje të lirë.

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, me goditjen e parë nga jashtë zona, John Fleck arriti ta barazonte rezultatin (83’).Arsenali është i dhjeti në tabelë me 29 pikë të arkëtuara pas 23 ndeshjes, ndërsa Sheffield Unitedi pozicionohet në vend të shtatë me 33 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/arsenalviral/status/1218564515400384519