Arsenali 50 milionë euro për ‘Vierin e ri’
22/11/2016
Të dielën Evertoni ishte në Itali për të ndjekur nga afër Andrea Belottin në sfidën ndaj Crotones.
Në këtë ndeshje sulmuesi italian shënoi dy gola dhe tashmë ai prinë në listën e golashënuesve me dhjetë gola dhe tre asistime në 11 ndeshje.
Përveç klubit nga qyteti i Liverpoolit, për atë ka shfaqur interesim edhe Arsenali i cili është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për klauzolën e lojtarit.
Por, për atë ka shfaqur interesim edhe Liverpooli e Manchester Unitedi. /Telegrafi/


