Arsenal – Everton, formacionet zyrtare - Dy shqiptarë titullarë
Arsenali dhe Evertoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier, takim i cili zhvillohet në Emirates nga ora 17:30.
Ekipi i Mikel Artetas pas një fitore të madhe ndaj Neëcastle dhe pret ta vazhdojë serinë pozitive për të mbetur në hap me një vend që dërgon në Evropë.
https://twitter.com/Arsenal/status/1231601318927720454
Në anën tjetër, ekipi i Carlo Ancelottit gjithashtu është në formë të mirë dhe dëshiron rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me ekipet më të mirë të mundshme.
Te Arsenali nga minuta e parë janë edhe dy lojtarët shqiptarë: Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Arsenal: Leno; Bellerin, Mustafi, Luiz, Kolasinac; Ceballos, Xhaka; Pepe, Ozil, Aubameyang; NKeitah;Everton: Pickford; Sidibe, Holgate, Mina, Baines; Sigurdsson, Schneiderlin, Delph, Iwobi; Calvert-Lewin, Richarlison
/Telegrafi/


