Please enter at least 3 characters.

Arrihet marrëveshje ndërmjet FC Prishtina dhe dy kompanive menaxheriale

2016/01/arrihet-marr-euml-veshje-nd-euml-rmjet-fc-prishtina-dhe-dy-kompanive-menaxheriale_hd.jpg

FC Prishtina sot ka promovuar marrëveshjen e arritur me dy kompani menagjeriale. Kompanitë ““Vata vision fotball management”, e udhëhequr nga ish-futbollisti i famshëm i kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata dhe “Balkan sport group”, me seli në Mal të Zi, dhe si produkt i kësaj marrëveshje i kanë ofruar FC Prishtinës tre futbollistë me kushte të favorshme për klubin tonë.
Mbrojtësi me shtetësi malaziase, Milosh Miloviç, 19 vjeç, i lindur më 22 dhjetor të vitit 1995 në Kotor dhe i cili ka luajtur në skuadrat e Hercegnovit, Mogrenit nga Budva dhe së fundi në FC Honka të Finlandës i përfaqësuar nga kompania e Rudi Vatës si menaxher, si dhe dy futbollistët nga Koreja e Jugut, mesfushori i djathtë ofensivë, Byung Jun Cho dhe Daesung Park – mesfushor, janë tre futbollistë tani më të Prishtinës si fryt i kësaj marrëveshje.