Please enter at least 3 characters.

Arrihet marrëveshja përfundimtare, Luis Enrique do të vazhdojë kontratën me PSG-në

Siç ishte paralajmëruar prej javësh, Luis Enrique ka nënshkruar zyrtarisht zgjatjen e kontratës me Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit Romain Collet Gaudin, tekniku spanjoll do të qëndrojë në krye të klubit parisien deri në vitin 2030.

Që nga nisja e bisedimeve, nuk ka pasur asnjë dyshim për dëshirën e trajnerit për të vazhduar, ashtu si edhe për vendosmërinë e drejtuesve të klubit për ta mbajtur atë në stol.

telegrafi.com

Marrëveshja tashmë është finalizuar mes palëve, duke siguruar vazhdimësinë e projektit sportiv në kryeqytetin francez.

Luis Enrique është pjesë e Paris Saint-Germain që nga viti 2023 dhe gjatë kësaj periudhe ka arritur sukses të madh, duke fituar të gjithë trofetë në Francë, si dhe Ligën e Kampionëve.

Gjatë tre viteve qëndrim në kryeqytetin francez dhe në Parc des Princes deri më tani, ai ka fituar gjithsej 10 trofe deri më tani. /Telegrafi/