Arrihet marrëveshja mes të gjitha palëve: Romeo Lavia është i Chelseat
15/08/2023
Cherlsea ka kompletuar transferimin e Romeo Lavias nga Southamptoni, raporton Fabrizio Romano.
Sipas ekspertit të transferimeve, mesfushori po i bashkohet Bluve për 69 milionë euro përfshirë plus bonuset.
“Romeo Lavia në Chelsea, ja ku shkojmë! Marrëveshja u ra dakord mes klubeve për tarifën përfundimtare të përfshirë bonuset prej 69 milionë euro – mënyra e pagesave gjithashtu është arritur”, raporton Romano.
“Lavia do t'i nënshtrohet testeve mjekësore këtë javë, sapo u informua nga klubet se marrëveshja është arritur. Romeo i tha po Chelseat të hënën”.
Chelsea e mposht edhe njëherë Liverpoolin, pasi tashmë i ka rrëmbyer edhe Moises Caicedon. /Telegrafi/


