Please enter at least 3 characters.

Arrihet marrëveshja e plotë mes Barçës dhe Gremios për Arthurin

2018/03/Arthur-1-e1520588390109.jpg
277:"PORTO ALEGRE, BRAZIL - NOVEMBER 22: Arthur of Gremio controls for the ball during a first leg match between Gremio and Lanus as part of Copa Bridgestone Libertadores 2017 Final at Arena do Gremio on November 22, 2017 in Porto Alegre, Brazil. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori brazilian, Arthur do të forcojë Barcelonën sezonin e ardhshëm, pasi një marrëveshje thuhet se është arritur tashmë.

Gremio dhe katalunasit kanë vazhduar të flasin për të finalizuar kushtet e transferimit të Arthur në Camp Nou.

Në fakt, mediumi i njohur Globoesporte ka njoftuar se është arritur marrëveshja e të gjitha palëve dhe kohëzgjatja e çdo marrëveshje.

Çmimi i blerjes është raportuar të jetë fiks 30 milionë euro, pa bonuse, ndërsa lojtari do të përfshihet në skuadrën e parë gjatë janarit 2019.

Arthur (Getty Images)

Barcelona nuk do të mbyllë përfundimisht transferimin deri në verë, duke qenë se ata nuk duan që shuma e parave të përfshihet në bilancin për këtë sezon.

Çfarë është e qartë është se ai do definitivisht do të transferohet në Barcelonë dhe do të jetë njëri nga lojtarët që do të fillojnë ndryshimin e organikës së skuadrës.

Ndryshe, Arthur ka treguar një nivel të lart me Gremion në kampionatin brazilian dhe Copa Libertadores. /Telegrafi/