Arrestoi i dyshuari i gjashtë për sulmin në Mançester
25/05/2017
Policia britanike arrestoi sonte edhe personin e gjashtë në lidhje me sulmin vetëvrasës në Mançester të Anglisë, i kryer të hënën, ku mbetën të vdekur 22 persona.
Sulmin terrorist të kryer në Mançester e kanë dënuar të gjitha autoritete botërore, ndërsa përgjegjësinë e ka marrë ISIS-i.


