Please enter at least 3 characters.

Arrestohet shoferi i një autobusi në Prizren – tentoi ta godiste inspektorin komunal

2023/02/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti kishte tentuar ta godas me autobus inspektorin komunal të Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-autobus, nuk i është bindur urdhrit të inspektorit komunal të KK-Prizren për t’u ndalur për kontroll dhe të njëjtin ka tentuar ta godas me automjet”, ka njoftuar policia.

Zyrtarit komunal i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/