Please enter at least 3 characters.

Arrestohet serbi që përplasi për vdekje turisten gjermane në Qafë Thanë

2023/01/policia-shqiptare-1.jpg
13:"web_youtube10

Policia shqiptare ka arrestuar shtetasin serb S.M., drejtues kamioni, pasi u zbuluar se ka përplasur një automjet që drejtohej nga një shtetase gjermane e cila për fat të keq humbi jetën.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, ku kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari serb është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase. /Telegrafi/