Please enter at least 3 characters.

Arrestohet prishtinasi, tentoi t'i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë

2019/06/arrestimi_2359.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte tentuar t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 22:25, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa drejtonte automjetin e tij dhe gjatë pranimit të një tikete kundërvajtje duke mos i respektuar urdhëratë ka tentuar t'i sulmoj fizikisht zyrtarët policor”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/