Please enter at least 3 characters.

Arrestohet për vjedhje një person në Prilep

2022/09/5e7ebde31e3c7_5e7eaa79156c4_arrest-2-780x439-1-e1662997294584.jpg

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ilo Poluteska” në Prilep kanë arrestuar 21 vjeçarin A.R. i cili është kapur në flagrancë derisa ka qenë duke kryer një vjedhje në shtëpinë e G.K. nga Prilepi.

Tek A.R. është gjetur një portofol me të holla dhe dokumente personale të cilat i janë kthyer pronarit. A.R. është ndaluar në stacionin policor të Prilepit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi përkatëse.