Please enter at least 3 characters.

Arrestohet pejani, kishte mbjell kanabis në oborrin e shtëpisë

2018/08/kanabis.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti kishte kultivuar disa bimë narkotike të llojit kanabis  në oborrin e shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:30 në rrugën "Agush Gjoci” në Pejë.

Policia njofton se gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar 113.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/