Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shtetas i Serbisë për dhënie ryshfeti në Pikën Kufitare në Jarinjë

Foto: Arkiv

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Pikë Kalim Kufitar Jarinjë nën dyshimin për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarit policor, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që i njëjti në Pikë Kalim Kufitar ka ofruar 50 euro ryshfet zyrtarit policor", thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/