Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Greqi, tentoi të bartë ilegalisht emigrantë

2017/05/pranga-3.jpg

Policia greke në rajonin e Dojranit, ka arrestuar një shtetas 55-vjeçar të Maqedonisë, pasi në rimorkion e kamionit të tij janë gjetur 11 emigrantë ilegalë, të cilët duhej ilegalisht t’i nxjerrë nga Greqia.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, nga hetimi i policisë ka dalë se emigrantët në Greqi kanë hyrë përmes vendkalimit ilegal të kufirit greko-turk.

Kamioni është sekuestruar, ndërsa shtetasi i arrestuar i Maqedonisë do të nxirret para prokurorit publik në Kukush.