Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Rahovec, sulmoi motrën dhe vëllain

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 00:10.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht motrën dhe vëllain e tij. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/