Arrestohet një person në Prizren për dyshime për krime lufte kundër popullsisë civile
Foto: Ilustrim
07/06/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Sipas policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar më 6 qershor 2026, pasi dyshohet se në bashkëveprim me zyrtarë policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë, gjatë periudhës 24 prill 1999 – 26 maj 1999, ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia bëri të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/


