Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për sulm seksual ndaj një gruaje
20/07/2026
Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin për veprën penale të sulmit seksual.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 korrik 2026, rreth orës 12:15.
Policia bën të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/


