Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Klinë, kishte rrëmbyer një femër

2021/01/auto_auto_rrahje-dhune-600x35815788233291579348606-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi që i njëjti kishte rrëmbyer një femër.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 20:20, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte rrëmbyer viktimën femër kosovare ndaj të cilës kishte ushtruar dhunë fizike. Viktima kishte arritur që të ikë dhe të lajmërohet në polici. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/