Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Kaçanik, sulmoi fizikisht gjyshen e tij

2023/08/arrestim-780x439-1.jpeg

Një rast i dhunës ka ndodhur ditën e hënë në Kaçanik.

Policia njofton se një person ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/