Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet se dhunoi seksualisht një vajzë të mitur

2024/03/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se kishte dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Arrestimi i tij u bë më 23 shtator, transmeton Telegrafi.

"Fushë Kosovë 23.09.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte dhunuar seksualisht të miturën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor", thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/