Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Ferizaj për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00.

Viktima, një grua kosovare, ka pranuar trajtim mjekësor pas incidentit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin “Dhunë në familje” janë duke vazhduar. /Telegrafi/