Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një i mitur për dhunimin e raportuar në Vushtrri

2022/08/241113100_4434144396646062_6709323394702397721_n.jpg

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin për dhunimin e një vajze, rast ky i cili ka ndodhur në Vushtrri të martën.

Sipas njoftimit, i dyshuari është i mitur dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 25.07.2023 – 21:00. Lidhur me rastin, si rezultat i punës policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/