Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një grua për dhunë ndaj prindërve në Deçan

2024/09/arrestohet.jpg

Policia ka arrestuar një grua kosovare në Deçan, e dyshuar për ushtrim dhune ndaj prindërve të saj.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor në repartin psikiatrik të Spitalit të Pejës, për të marrë ndihmën e nevojshme pas ngjarjes.

Policia dhe organet e drejtësisë vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe pasojat e kësaj ngjarjeje./Telegrafi/