Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një femër në Prizren, i gjenden mbi 33 gramë marihuanë dhe katër fishekë

Një femër Kosovare është arrestuar në Prizren pasi gjatë kontrollit të banesës së saj janë gjetur dhe sekuestruar mbi 33 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe katër fishekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 gusht, rreth orës 03:00.

E dyshuara, shtetase kosovare, është arrestuar pas kontrollit të banesës, ku janë gjetur 33.17 gramë marihuanë dhe katër fishekë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. /Telegrafi/