Arrestohet një grua në Ferizaj për keqtrajtim të fëmijëve
13/11/2025
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua kosovare nën dyshimin se ka kryer veprën penale të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.
Sipas njoftimit të policisë, viktimat janë shtetas kosovarë, ndërsa njëri prej tyre ka marrë tretman mjekësor pas ngjarjes.
Me vendim të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/


