Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një femër në Pejë, ishte dënuar 12 vite për trafik droge në Norvegji

2020/07/policia-e-kosov-euml-s-n-euml-gjendje-gatishm-euml-rie-p-euml-r-protest-euml-n-e-9-janarit_hd-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës sot me datë 08.02.2022, në rajonin e Pejës, përmes  një bashkëpunimi aktiv me Njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova), dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet autoriteteve kompetente, ka arrestuar të dyshuarën femër (viti i lindjes 1969), e dënuar nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge.

Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës edhe në raste tjera është treguar e suksesshme në parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit./Telegrafi/